Kosovë, 274 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 274 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 266.960
Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.184, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 274 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 266.960.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 883 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.952.019 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 616 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 258.126, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.650.
Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës. Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.