BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 213 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 213 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 230.054

Agim Sulaj  | 05.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
Kosovë, 213 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.140, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 213 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 230.054.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 609 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.852.136 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 35 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.670, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.244.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.795 doza të vaksinës. Deri më sot 823.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın