Agim Sulaj
20 Maj 2021•Përditësim: 21 Maj 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.237, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 55 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.120 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.134 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 582.797 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 331 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 100.943, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.940.