Agim Sulaj
25 Dhjetor 2021•Përditësim: 26 Dhjetor 2021
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24 orësh lidhur me rastet e reja të COVID-19 ka bërë të ditur se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktima nga ky virus mbetet 2.989, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.327.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.142 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.362.308 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 5 persona të cilët janë shëruar nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.996 ndërsa numri i rasteve aktive është 342.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.390 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës. Deri më sot 780.024 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.