Agim Sulaj
13 Shkurt 2022•Përditësim: 14 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 6 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.074, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 602 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 222.941.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 4.386 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.726.186 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 2.584 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 207.216, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.651.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës. Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.