BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 4 viktima dhe 75 të infektuar me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.312 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj   | 04.05.2021
Kosovë, 4 viktima dhe 75 të infektuar me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.191, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 75 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 105.711 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.312 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 543.074 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 546 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.508.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın