Adel Omeragic
01 Nëntor 2019•Përditësim: 04 Nëntor 2019
Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në Mal të Zi, Pavle Raduloviç ka dhënë dorëheqje sot nga posti, raporton Anadolu Agency (AA).
Raduloviç në konferencën për gazetarë njoftoi se për dorëheqjen ka vendosur pas videos së emetuar televizive për marrje të ryshfetit nga inspektorët ndërtimorë.
“Si qytetar, tmerrësisht jam prekur. Doli e vërtetë gjitha ajo që e kishim në nivelin e thashethemeve”, tha Raduloviç.
Një video u publikua mbrëmë duke arritur në përfundim se inspektorët e ndërtimit Zoran Boskoviç dhe Vladan Juretiç dyshohet se zhvatën biznesmenin Bosko Neneziç për t'i lejuar atij të vazhdojë ndërtimin e objektit në Budvë, përskaj lejes së tij të skaduar. Në video, investitori thotë mes tjerash se ka sjellë 5.000 nga 20.000 eurot aq sa gjoja ia kërkuan.
"I bëj thirrje Prokurorisë dhe policisë që të shqyrtojnë çdo pretendim në detaje", tha Raduloviç.