Java e Kulturës Turke, në Elbasan organizohet aktiviteti tradicional i gjuajtjes me hark
Qytetarët shfaqën interes të cilët me ndihmën dhe mbështetjen e trajnuesve të Institutit "Yunus Emre" Tiranë realizuan gjuajtje me hark, në ambientet e jashtme të Kalasë së Elbasanit

Elbasan
Në kuadër të Javës së Kulturës Turke, në qytetin e Elbasanit është organizuar aktiviteti sportiv tradicional i gjuajtjes me hark, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe zyrtarëve shqiptarë dhe turq, raporton Anadolu Agency(AA).
Qytetarët shfaqën interes të cilët me ndihmën dhe mbështetjen e trajnuesve të Institutit "Yunus Emre" Tiranë realizuan gjuajtje me hark, në ambientet e jashtme të Kalasë së Elbasanit.
Të pranishëm gjatë aktivitetit tradicional ishin edhe ambasadori i Türkiye-s në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ndërkohë ky i fundit realizoi edhe gjuajte me hark.
Java e Kulturës Turke (29 qershor-7 korrik), organizohet nën kujdesin e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit dhe Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës, institucioneve të tjera shqiptare dhe Institutit "Yunus Emre" Tiranë.
Në ditët në vazhdim do të organizohen aktivitete në Tiranë, Shkodër dhe Durrës, me fokus promovimin e kulturës, artit dhe gastronomisë turke.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.