Ekip
15 Korrik 2020•Përditësim: 16 Korrik 2020
Pas rritjes së numrit të rasteve lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19), ka filluar zbatimi i një kontrolli më të ashpër në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga dita e sotme, pasagjerët që kalojnë kufirin janë të detyruar të posedojnë testin negative ndaj COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë dhe i përkthyer në gjuhën angleze.
Për hyrje në Greqi edhe më tej është e obliguar të plotësohet “formular për locim të pasagjerëve” më së voni 24 orë para hyrjes në Greqi.
Për shkak të masave të reja, sot është regjistruar rënie e rasteve COVID-19 në krahasim me ditët e kaluara.
Për pasagjerët, udhëtimi i të cilëve nuk është urgjentë apo i detyrueshëm, është i hapur vetëm vendkalimi kufitar Promachonas-Kulata.
Ekspertët shëndetësorë grekë këshillojnë qeverinë që të ashpërsojë masat e mbrojtjes shëndetësore. Ata paralajmëruan se gjithnjë e më pak qytetarë i respektojnë masat e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.