Turqia, BALLKANI

Greqia propozon "agjendë pozitive" me Turqinë

Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka "një vullnet të qartë për të promovuar një agjendë pozitive në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe një sërë bashkëpunimi", thonë nga MPJ-ja greke

Ekip   | 16.04.2021
Greqia propozon "agjendë pozitive" me Turqinë

Athinë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Greqisë tha se vendi është i vendosur të promovojë një "agjendë pozitive" në marrëdhëniet me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se të dy vendet mund të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe duke promovuar bashkëpunimin në disa fusha, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë.

Nën këtë kuadër, Greqia dhe Turqia mund të deeskalojnë tensionet dhe të forcojnë lidhjet dypalëshe, thuhet në deklaratën e MPJ-së greke.

Në deklaratë nënvizohet se pavarësisht mosmarrëveshjeve, qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka "një vullnet të qartë për të promovuar një agjendë pozitive në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe një sërë bashkëpunimi".

Gjatë vizitës së djeshme në Ankara të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, Athina zyrtare propozoi 15 pika bashkëpunimi në sektorin ekonomik, theksojnë nga MPJ-ja greke. Pala turke gjithashtu paraqiti propozime specifike.

"Të dy palët ranë dakord të punojnë në hapat e ardhshëm në këtë sektor gjatë takimeve të ardhshme midis dy vendeve, në të gjitha nivelet", thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın