Greqi, punonjësit e sektorit publik në grevë 24-orëshe
Përderisa projektligji po diskutohet në Parlament, një protestë u mbajt në sheshin "Syntagma" në Athinë.

Athinë
Konfederata e Sindikatave të Punonjësve të Sektorit Publik në Greqi ka nisur grevë 24-orëshe kundër një projektligji që do të vendosë rregulla të reja disiplinore për punonjësit publik, raporton Anadolu.
Përderisa projektligji po diskutohet në Parlament, një protestë u mbajt në sheshin "Syntagma" në kryeqytetin Athinë.
Konfederata pretendon se rregullorja do të kriminalizojë aktivitetin sindikal dhe do të kufizojë të drejtat e punëtorëve.