Kulturë, BALLKANI

Festival i artit ndriçues në Shkup

Qëllimi i festivalit është të sjellë ndriçim dhe ngjyrë në përditëshmërinë dhe të shfaqet pjesa e bukur, e larmishme e jetës

Admir Fazlagikj   | 01.06.2019
Festival i artit ndriçues në Shkup ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

Në rrjedhë është edicioni i dytë i festivalit “Skopje Light Art District” – Festivalit ndërkombëtar të artit ndriçues, ndërsa në kuadër të tij prezantohen dhjetëra artistë, grupe dhe muzikantë në 18 lokacione, të cilët me ekspozitat e tyre, perfomancat dhe 3D-hartimet, e ndriçojnë qendrën e Shkupit në ngjyra të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëllimi i mbajtjes së këtij festivali është të sjellë ndriçim dhe ngjyrë në përditëshmërinë dhe të shfaqet pjesa e bukur, e larmishme e jetës, ndërsa të gjithë të pranishmit në festival kanë mundësi të jenë pjesë e një përvoje të re dhe të pazakontë.

Duke ndjekur “shtegun”, nga “Kurshumli Ani” në Çarshia e Vjetër, si dhe në lokacione tjera në Çarshi, përmes bregut të lumit Vardar, deri në Parkun e Qytetit, të interesuarit mund përmes shëtitjes t’i shohin instalimet e ndryshme ndriçuese, drunjtë e ndriçuar, si dhe 3D – Videoprojeksionet.

Duke paralajmëruar këtë ngjarje, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se qytetarët kanë mundësi të shohin një përjetim unik të mbushur me shumë ngjyra.

“Skopje light art district” është një festival ndërkombëtar i artit ndriçuar në Shkup, në organizim të Sallës Universale, ndërsa me mbështetje të Qytetit të Shkupit, Institutit “Ynus Emre”-Shkup dhe projektit evropian ROCK – Rigjenerim dhe optimizëm i trashëgimisë kulturore në qytetet kreative, që është pjesë e programit të BE-së për hulumtime dhe inovacione – Horizont 2020.

Festivali u hap më 29 maj, ndërsa përfundon sonte.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın