Sibel Morrow
11 Shkurt 2020•Përditësim: 11 Shkurt 2020
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, të mërkurën do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Me Shqipërinë vëllazërore do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale si dhe mundësitë e bashkëpunimit. Do të ndahen përvojat mbi proceset e pranimit në BE, ndërsa pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare do të shkëmbehen gjatë vizitës", tha sot në një deklaratë Ministria e Jashtme turke.
Ankaraja ka ndihmuar shqiptarët në nevojë.
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) shpërndau 500 pako ushqimore dhe 500 batanije për viktimat e tërmetit vdekjeprurës në veriperëndim të Shqipërisë nëntorin e kaluar.
Po ashtu, Turqia ka filluar ndërtimin e 500 shtëpive për viktimat e tërmetit.