Agim Sulaj
25 Dhjetor 2024•Përditësim: 26 Dhjetor 2024
Prishtina është zgjuar mëngjesin e sotëm e mbuluar nga bora, raporton Anadolu.
Reshjet e borës e cila filloi të binte nga dita e martë, kanë formuar një shtresë të bardhë mbi çatitë e shtëpive, ndërtesave dhe rrugëve në kryeqytet.
Disa fëmijë në kryeqytet kanë shfrytëzuar këtë moment duke bërë njeri prej bore.
Në zonat malore, sikurse në Brezovicë, Prevallë dhe në Bjeshkët e Rugovës, reshjet e borës janë moment gëzimi për të gjithë ata që presin që pushimet dimërore t'i kalojnë me skijim dhe në atmosferë vërtetë dimërore.
Rënia e vazhdueshme e borës gjithashtu është bërë shkak që qarkullimi me automjete, sidomos në rrugët rajonale, të vështirësohet.