BALLKANI

Automjetet "Retro" ekspozohen në Sarandë

Automjetet "Retro" janë ekspozuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Sarandës, në kuadër të aktiviteteve për hapjen e sezonit veror

Fatjon Cuka  | 21.05.2022 - Përdıtësım : 23.05.2022
Automjetet "Retro" ekspozohen në Sarandë

Sarandë

Dhjetëra automjete të vjetra që kanë statusin "Retro" janë ekspozuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Sarandës, në jug të Shqipërisë, në kuadër të aktiviteteve për hapjen e sezonit veror në Sarandë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koleksioni i automjeteve që është publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetet sociale është bërë pjesë e aktivitetit të quajtur "Konkursi i Elegancës", ku qytetarët e ndryshëm do kenë mundësi të votojnë fizikisht dhe online për të zgjedhur automjetin e preferuar.

Këto automjetet të vjetra që sot njihen zyrtarisht nën logon "Retro" posedohen nga koleksionistë të ndryshëm nga Shqipëria, ndërkohë koleksioni në fjalë shpesh "shëtit" në qytete të ndryshme të Shqipërisë për aktivitete dhe ceremoni të ndryshme.

Statusi "Retro" nënkupton regjistrimin e tyre zyrtar nga institucionet si automjet i dalë nga qarkullimi dhe i ruajtur për qëllime koleksioni dhe që njihet për vlerat historike që mbart.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë, janë mbi 330 mjete qe kanë marrë statusin "Retro", duke u targuar me këtë status, përfshirë makina dhe motorë. Gjithashtu janë identifikuar dhe verifikuar dhe qindra mjete të tjera, që janë vlerësuar nga ky institucion si mjete që kanë vlera historike dhe që nuk janë në qarkullim, në pritje për të marrë këtë status.

Që një automjet të fitojë statusin "Retro" duhet të jetë i prodhuar të paktën përpara 30 vitesh, të jetë i përfshirë në listën e miratuar të institucioneve të mjeteve historike, të jetë i ruajtur apo i restauruar në formën e tij origjinale, të mos përdoret për qarkullim të përditshëm, të mos jetë më në prodhim si dhe kritere të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın