"Austria mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në"
Schallenberg dhe Edtstadler kanë realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa Austria ka dhuruar pajisjes mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të koronavirusit të ri (COVID-19)
Tiranë
Schallenberg dhe Edtstadler kanë realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa takimi me ministrin Cakaj është realizuar në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza".
Ministri Cakaj, në lidhje me takimin, në rrjetet sociale tha se “Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet tona dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare”.
“Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023", ka theksuar Cakaj.
Sipas ministrit Cakaj, gjatë vizitës Schallenberg dhe Edtstadler dhuruan një sasi pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të koronavirusit të ri (COVID-19).
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.