BALLKANI

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 38 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut janë 469 raste aktive me COVID-19

Abdula Berisha  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 38 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Shkup

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar tre vdekje dhe 38 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.077, ndërsa të vdekjeve në 122, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 560 testime, ndërsa janë regjistruar 38 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet publik regjistroi 16 raste të pacientëve të shëruar. Numri i të shëruarve deri më tani ka rritur në 1.486.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut janë 469 raste aktive me COVID-19.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 27.023 teste për COVID-19, përfshirë 560 teste në 24 orët e fundit.

Zyrtarët e vendit më parë kishin njoftuar se kulmi i rasteve me COVID-19, do të arrinte midis 2.000 dhe 2.500.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.