BALLKANI

“Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar në zbatimin e reformave”

Në Tiranë në kuadër të programit Iterreg IPA Itali–Shqipëri- Mali i Zi, është organizuar aktiviteti me temë “Fuqizimi i regjistrit të biznesit"

Fatjon Cuka  | 12.09.2019 - Përdıtësım : 13.09.2019
“Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar në zbatimin e reformave” ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Aktiviteti me temë “Fuqizimi i regjistrit të biznesit”, organizuar në kuadër të programit Iterreg IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi, ka mbledhur në Tiranë drejtues të ministrive të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të organizatave të biznesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fokus të aktivitetit ishin diskutimet mbi praktikat mbi regjistrat e biznesit dhe procesin e reformave në vendet e rajonit për fuqizimin e këtyre regjistrave.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Qeverinë e Shqipërisë, Eduard Shalsi, theksoi se fuqizimi i regjistrit të biznesit vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.

"Shqipëria ka bërë hapa të konsiderueshëm dhe tashmë një biznes që të regjistrohet e ka shumë më të lehtë. Ndërkohë baza e të dhënave që ne kemi për bizneset ka nevojë për t'u detajuar dhe për t’u menaxhuar shumë më mirë, çka do të lejojë edhe vendimmarrësit teksa hartojnë politika të kenë një bazë të dhënash për biznesin shumë e shumë më të saktë", tha ministri Shalsi.

Zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë, Elton Haxhi, gjatë fjalës në aktivitet tha se institucioni që ai përfaqëson ka rolin e partnerit në këtë projekt.

"Ky projekt lidhet ngushtë me një nga objektivat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, siç është ai i përmirësimit të kushteve bazë për zhvillimin e tregut ndërkufitar të SME-ve, përmes krijimit të një platforme transkombëtare që do të lidhet me qendrat kombëtare të regjistrimit të bizneseve. Synimi jonë është shumë ambicioz, veçanërisht sa i përket shkëmbimit të përvojës midis qendrave kombëtare të regjistrimit të bizneseve në Shqipëri, Itali dhe Mali të Zi", theksoi Haxhi.

Haxhi tha se Qeveria e Shqipërisë “është e angazhuar prej disa vitesh në zbatimin e reformave për konsolidimin e stabilitetit ekonomik në vend”.

Synimi i projektit “Fuqizimi i regjistrit të biznesit”, që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (BE), është shkëmbimi i përvojës midis qendrave të regjistrimit të bizneseve në Itali, Shqipëri dhe Mali të Zi në tre nivele, neë atë legjislativ, operacional dhe teknologjik, me qëllim rritjen e koordinimit dhe harmonizimit me standardet e kërkuara nga BE.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın