Fatjon Cuka
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 16 Dhjetor 2016
TIRANË (AA) - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim në Tiranë kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, raporton Anadolu Agency (AA).
Meta është shprehur gjatë takimit se më i rëndësishëm se rezultati i zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor është stabiliteti i Maqedonisë.
Në një njoftim zyrtar nga Kuvendi i Shqipërisë bëhet e ditur se Meta nënvizoi se Maqedonia duhet të ecë përpara në rrugën e stabilitetit, të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe njëkohësisht përparimit të proceseve integruese, si anëtarësimi në NATO edhe në BE.
Kryetari i Kuvendit deklaroi se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni duhet të shënojnë një progres shumë më të dukshëm e më të prekshëm, përmes një zbatimi sa më real e më konkret edhe të vetë Marrëveshjes së Ohrit.