BALLKANI

Spasovski: Policia garanton proces demokratik të referendumit

"Secili qytetar të votojë sipas bindjes dhe vullnetit personal sepse vota e qytetarit vendos për të ardhmen e Maqedonisë ndërsa policia është në krye të detyrës", tha Spasovski

Bekim Laci  | 23.09.2018 - Përdıtësım : 24.09.2018
Spasovski: Policia garanton proces demokratik të referendumit

Shkup

SHKUP (AA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se policia e Maqedonisë ka ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar një proces të qetë dhe demokratik të referendumit më 30 shtator, ndërkohë që paralajmëroi shkelësit eventual të procesit të votimit se do të përballen me drejtësinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një video paraqitjeje sot ministri Spasovski tha se e drejta e votës është e pacenueshme prandaj askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë, për të shtuar se fshehtësia e votës është e garantuar ndërsa institucionet do të garantojnë zbatim efikas të referendumit më 30 shtator.

“Secili qytetar të votojë sipas bindjes dhe vullnetit personal sepse vota e qytetarit vendos për të ardhmen e Maqedonisë ndërsa policia është në krye të detyrës për të mundësuar një ambient të favorshëm zgjedhor dhe shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve”, tha Spasovski.

Maqedonia, tha ai, është një shtet i lirë dhe demokratik me tipare evropiane për çka secili lloj i kërcënimit apo shantazhimit gjatë aktit të votimit do të parandalohet dhe sanksionohet konform ligjeve.

Spasovski thotë se e njëjta vlen edhe për aktivitetet në internet, sepse siç thekson, secila tentativë për të penguar realizimin e të drejtës së votës do të sanksionohet.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın