BALLKANI

Roaming më i lirë midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Maqedonia e Veriut dhe Greqia e nënshkruan marrëveshjen e parë dypalëshe - Memorandum për mirëkuptim për uljen e çmimeve të shërbimeve të roamingut

Husamedin Gina  | 19.02.2019 - Përdıtësım : 20.02.2019
Roaming më i lirë midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (АА) – Maqedonia e Veriut dhe Greqia e nënshkruan marrëveshjen e parë dypalëshe - Memorandum për mirëkuptim për uljen e çmimeve të shërbimeve të roamingut, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut, Damjan Mançevski dhe ministri i Politikave Dixhitale, Telekomunikacionit dhe Mediave të Greqisë, Nikos Pappas.

Komisionet rregullatore në të dyja vendet duhet të përcaktojnë dinamikën e uljes së roamingut dhe përfitimet e para priten nga qytetarët që të ndjehen para fillimit të sezonit turistik, kur fluksi i njerëzve midis dy vendeve do të rritet.

Marrëveshja e Prespës nuk do të thotë zgjidhjen e vetëm një problemi politik, me atë hapen perspektivat për qytetarët dhe bizneset nga të dy vendet, tha Mançevski duke shtuar se sot ata nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për uljen e shërbimeve të roamingut mes dy vendeve.

"U pajtuam që çmimet maksimale për shërbimet e roamingut të ulen deri në nivelin e atyre çmimeve që janë me Bashkimin Evropian. Me memorandumin parashikohet edhe ulje dinamike e çmimeve me shumicë dhe pakicë në shërbimet e roamingut për t'i arritur ato në të njëjtin nivel si në BE para se të vendoset parimi roaming si në vend. Ajo çfarë mund të them si rezultat i takimit të sotëm është se hapi tjetër është heqja e plotë e roamingut", shpjegoi Mançevski.

Ministri grek Pappas tha se me nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës duhet të bëhet një marrëveshje për njerëzit, për jetën e tyre më të mirë, mundësi më të mira për komunikim, transport, mundësi ekonomike.

Kjo vizitë, e cila është e para e këtij lloji, ministri Pappas e vlerësoi si shumë të dobishme.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të merret diçka sa përket largimit të kuadrit të ri dhe nëse Greqia do të ndihmojë me profesionalizëm zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, ministri Pappas tha se receta është e thjeshtë, por jo aq e lehtë.

"Ju përmendët një problem që ekziston në të dyja vendet, si në Greqi ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi një problem me largimin e të rinjve, receta është e thjeshtë, por jo aq e lehtë. Bashkëpunim i mirë, paga të mira dhe shpërndarje të teknologjisë", tha Pappas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın