Zülfiya Yakup
25 Dhjetor 2018•Përditësim: 25 Dhjetor 2018
PRISHTINË (AA) – Me meshën në katedralen Nënë Tereza në Prishtinë filloi shënimi i festës më të madhe krishtere, Krishtlidjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Mashës i parapriu një koncert i Krishtlindjeve të cilin e performuan fëmijët nga Prishtina. Në praninë e një numri të madh besimtarësh, Meshën solemne e drejtoi peshkopi i Kosovës, Dodë Gjergji.
Peshkopi Gjergji nga ana e tij tha se kjo festë karakterizohet mirësjellja dhe bashkëpunimi me njëri tjetrin, për të shtuar se nga këtu, nuk duhet pasur frikë nga dialogu i cili i paraprinë paqes, pajtimit dhe të mirës së përbashkët.

Siç tha Gjergji, dijalogu nuk duhet të krijojë lodhje, dhe askush nuk duhet ta abuzojë dialogun, ose të mohojë nevojën për të.
"Ftoj popujt e Evropës, të cilët janë të organizuar brenda institucioneve shoqërore, politike apo ekonomike, të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besë te shqiptarët", theksoi Gjergji.
Krishtlindjet Katolike njihen si festë zyrtare në Kosovë, për çka dita e sotme është ditë jo pune.