İhvan Radoykov
16 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
SOFJE (AA) - Parlamenti i Bullgarisë, ka miratuar kërkesën e qeverisë për dorëheqje. Në seancën e votimit morën pjesë 240 deputetë, ku 220 votuan pro, ndërsa 2 prej tyre abstenuan, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërsa Kryeministri i vendit Boyko Borisov, ka theksuar se kanë lënë një vend me ekonomi të ekuilibruar dhe me stabilitet. Ai ka theksuar se deri sa të formohet qeveria teknokrate do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.
Kryeministri Borisov mori vendimin për dorëheqje, pasi kandidatja e partisë së tij GERB dhe njëkohësisht kryetarja e Parlamentit Tsetska Tsacheva, nuk arriti të fitojë në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale më 13 nëntor.