Uğur Aslanhan
21 Mars 2018•Përditësim: 22 Mars 2018
STAMBOLL (AA) - Duke filluar nga data 15 prill, kompania ajrore turke Onur Air do të fillojë fluturimet për në Ohër të Maqedonisë çdo të dielë me një kosto që fillon prej 64 eurove, përfshirë të gjitha taksat, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën për media në lidhje me fluturimet në Maqedoni dhe bashkëpunimin me Tatilbudur.com, drejtori i përgjithshëm i Onur Air, Teoman Tosun tha se shkuarja në Maqedoni do të jetë gjë e mirë për ta shijuar trashëgiminë kulturore në këtë vend me të cilin kanë lidhje të shumta historike dhe kulturore.
Ai tha se çdo javë të dielën do të realizohet nga një fluturim reciprok për në Ohër duke filluar nga 15 prilli.
"Këtë numër fluturimesh së shpejti planifikojmë ta rrisim në dy, tri apo katër, varësisht se si shkojnë punët", tha Tosun.
Ai theksoi se bileta e çmimit për fluturimin Stamboll-Ohër do të fillojë nga 64 euro, përfshirë të gjitha taksat.
"Krahas mundësisë për të fluturuar drejtpërdrejt mes Stambollit dhe Ohrit, pasagjerët e Onur Air do të kenë mundësi për të flturuar tranzit me çmime të volitshme në gjashtë qytete në Turqi: Adana, Alanya- Gazipaşa, Antalya, Çanakkale, Izmir dhe Trabzon.
- "Këto fluturime do të ofrojnë mundësi të lehtë transporti"
Drejtori i përgjithshëm i TAV për Maqedoni, Alper Ersoy, tha se pas fillimit të administrimit të aeroportit në Ohër kanë nisur ta promovojnë qytetin dhe vendin në arenën ndërkombëtare, duke shtuar se shumë shpejtë kanë nisur t'i korrin frytet e kësaj.
Ersoy tha se Turqia është vendi që dërgon më së shumti turistë në Maqedoni.
Ai u shpreh se kishte qenë pikëlluese për ta mosekzistimi i një linje për në Ohër si një nga qendrat më të rëndësishme turistike të rajonit, teksa brenda javës ekzistojnë 19 fluturime për në Shkup, duke shtuar se ndihet shumë i lumtur për këtë iniciativë të Tatilbudur.com dhe Onur Air.
"Mos e shikoni këtë fluturim vetëm si një fluturim turistik çarter", tha ai duke shtuar se kjo linjë do të ofrojë një mundësi të lehtë transporti.
"Nga Ohri për në Stamboll ka linja të përditshme me autobus. Në vend të rrugës tokësore të gjatë dhe të lodhshme do të mund të përdoren këto fluturime", shtoi ai.
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Tatilbudur.com, Cenk Angın, tha se fluturimet për në Ohër do të jenë fluturimet e para komerciale nga Turqia për në këtë qytet.
"Kemi ndarë një buxhet operacional tejet të lartë për këtë udhëtim. Për këtë vit do t'i organizojmë këto udhëtime me një buxhet prej rreth një milion eurosh. Numri i fluturimeve mund të rritet në të ardhmen", u shpreh Angın.
Ai thesksoi se përmes kësaj linje është shfaqur edhe mundësia që turistët turq të bëjnë pushime në gjashtë vende pa viza.
"Në saje të kësaj, lindi mundësia që turistët turq të bëjnë pushime pa vize në gjashtë shtete, edhe atë Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi", shtoi Angın.
Ai tha se çdo vit Maqedoninë e vizitojnë 240 mijë turq, gjysma e të cilëve tha se mendojnë që shkojnë për qëllime turistike.
"Nga ana tjetër, 10-15 për qind të tyre i dërgojmë ne si Tatilbudur. Në saje të këtij programi, mendojmë se me Tatilbudur numri i turistëve që shkojnë në Maqedonië do të rritet për 30-35 për qind. Nëse rritet numri i fluturimeve, do të rritet edhe trafiku nga ana tjetër", u shpreh Angın.
Angın në fund shtoi se turnetë turistike tetë-ditore me fluturim për në Ohër do të bëhen me çmime që fillojnë prej 249 eurosh.
Ne sjellim mundësinë për pushime në gjashtë vende pa viza me çmim ekonomik. Një program turistik një-javor në Ballkan me çmim prej 249 eurosh është tejet ekonomik", vlerësoi Angın.