Adel Ömeragiç
31 Maj 2017•Përditësim: 31 Maj 2017
PODGORICË (AA) - Kryeprokurori special i Malit të Zi Milivoje Kantiç, ka dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi kërkesë për miratim, se kundër deputetit Nebojsha Medojeviç, mund të ngre procedurë penale dhe të caktojë masën e paraburgimit. Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviç ka dërguar kërkesë deri te Komiteti Administrativ për përpunim të mëtejshëm, njoftoi zyra e Kryetarit të Kuvendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Katniç kërkon heqjen e imuniteti të deputetit Medojeviç, për dyshimin se ai, së bashku me katër persona të tjerë, ka marë pjesë në pastrimin e parave. Procedura kërkon që Komiteti Administrativ të shqyrton propozimin e Zyrës së Prokurorit, kurse vendimin përfundimtar e sjellë Kuvendi në seancë plenare.
Nebojsha Medojeviç, kreu i Lëvizjes për Ndryshim, i cili është njëri nga përbërësit e Frontit Demokratik, në konferencën e sotme për media tha se "FD është subjekt i persekutimit politik të Milo Gjukanoviç".
"Ka disa arsye për atë që ka bërë Kantiç pa ndonjë dëshmi. Arsyeja e parë është llogaritja personale e familjes Gjukanoviç me mua. Unë për punën e Prokurorisë speciale kam ngritur deri më tani dy ankesa te Prokurori i Lartë i Shtetit", tha Medojeviç.
Ai tha se FD-ja ndaj çfarëdo dhune ndaj tyre do të reagojnë me masë të njëjtë - me dhunë.