Admir Fazlagikj
08 Korrik 2017•Përditësim: 09 Korrik 2017
SHKUP (АА) - Bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova ka marrë çmimin "Medalja e artë" në forumin e Kran Montanës për aktivitetet e saj, projektet dhe iniciativat nga aspekti humanitar, që iu nda në ceremoninë në kuadër të sesionit të 28 vjetor në forumin e Kran Montanës në Barcelonë, njoftuan nga Kabineti i Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e çmimit të fituar, bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë, Maja Ivanova theksoi se aktivitetet që si bashkëshorte e presidentit të Maqedonisë i ndërmerr, janë në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kanë karakter social, por parasëgjithash karakter humanitar.
"Kur bashkëshorti im e mori funksionin, ndjeva se mund ta orientoj energjinë dhe aktivitetet e mia, diturinë time dhe entuziazmin tim që të mbështes, të nxis ose të realizoj iniciativa që do të jenë për të mirë. Qëllimin tim e drejtova në dy fusha edhe atë në aktivitetet ndaj grave dhe fëmijëve, ndërsa posaçërisht ndaj kategorisë më të rrezikuar të fëmijëve me nevoja të posaçme dhe me autizëm", tha Ivanova.
Siç tha ajo, nën patronazhin e saj janë hapur Qendra për terapi me sensor për fëmijët me autizëm si dhe hapjen e Qendrës urgjente për fëmijë.
"Prej këtu mund të paralajmëroj edhe një projekt të ri, edhe një iniciativë të mirë që u shndërrua në realizim. Për disa ditë do të hapet edhe Qendra për kujdes intensiv në Klinikën e fëmijëve, projekt që zhvillohej nën patronazhin tim që njëlloj si edhe Qendra urgjente, janë realizuar me mbështetje të tërësishme nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA", tha Ivanova.
Medalje e artë në forumin e Kran Montanës u ndahet emrave të etabluar nga opinioni ndërkombëtar si mirënjohje për arritjet në drejtim të një botë më humane.