Zülfiya Yakup
22 Shkurt 2017•Përditësim: 22 Shkurt 2017
PRISHTINË (AA) - Liderit të Nismës Qytetere SPD, Oliver Ivanoviçit sot i është hequr masa e paraburgimit ndërsa i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, pasi paraprakisht Gjykata e Apelit shfuqizoi verdiktin e shkallës së parë më të cilën Ivanoviç ishte dënuar me nëntë vite heqje lirie me akuzaën për krime lufte, duke e çuar lëndën në rigjykim, raporton Anadolu Agency (AA).
Avokati mbrojtës, Nebojsha Vlajiç në një deklaratë për AA tha se kryetarja e Këshillit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka shfuqizuar masën e paraburgimit, dhe për masë të kënaqshme ka vendosur Ivanoviçin në arrest shtëpiak.
“Paraburgimi është caktuar për një periudhë 2 mujore dhe pas kësaj do të diskutohet sërish kohëzgjatja. Lidhur me këtë, ne besojmë se kjo masë është shumë e rreptë dhe e pa nevojshme, për shkak se ajo nuk ka bazë, por gjykata vendosi kështu”, tha Vlajiç.
Lideri i Nismës Qyetare SDP, Oliver Ivanoviç me vendimin e shkallës së parë ishte dënuar me nëntë vite burg, me akuzën për krime lufte mbi civilët shqiptarë në Mitrovicë në vitin 1999.
Nga 27 janari i vitit 2014 ai gjendet në paraburgim.