Bojana Stojanovic
22 Prill 2018•Përditësim: 23 Prill 2018
BEOGRAD (AA) - Ekspozita e shigjetarisë turke "Kemankesh" do të mbahet nga 23 prilli deri më 5 maj në Beograd, ku vizitorët do të mund të shohin lloje të ndryshme të harqeve dhe materialeve për bërjen e harqeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspozita e shigjetarisë turke "Kemankesh" do të hapet më 23 prill në Shtëpinë e Armatës të Serbisë në Beograd, ndërsa më pas ekspozita e ngjashme do të organizohet dhe në Novi Pazar më 24 prill dhe do të zgjasë deri në 7 maj, nën organizim nga Qendra Kulturore Turke Yunus Emre.
Sulltan Mehmet Fatihu (1432-1481) u kishte dhënë shigjetarëve në përdorim tregun e shigjetarëve dhe kështu u bë sundimtari i parë i cili kishte themeluar qendrën e parë sportive në botë.
Mehmed Lutfi Sen, përgjegjësi i ekspozitës, për AA sqaroi se elementet kryesore do të jenë prezantimi i shigjetës dhe harkut dhe më pas do të paraqiten fazat e ndërtimit të tyre.
"Përveç kësaj, vizitorët do të jetë në gjendje të shohin video ku do të tregohet procesi i bërjes të harkut, ndërsa në stenda do të ekspozohen të dhënat për arritjen e rekordeve në gjuajtje me shigjetë në fushë që nga koha e Perandorisë Osmane, si dhe shumë aktivitete interesante në lidhje me shigjetarinë turke", shtoi ai.
Në ekspozitë do të paraqiten edhe mjete të ndryshme dore që përdoret për të bërë mburojë për kyçe, gurë për mprehje dhe një unazë bakri e periudhës së shtetit Selçuk.
Në këtë organizim gjendet edhe një hark i tipit "rruga" që përdoret për të synuar një objektiv nga Departamenti i Bibliotekave dhe Muzeve në Bashkinë Metropolitane të Stambollit.
Lutfi Sen shpjegoi se shigjetaria turke është zhvilluar në disiplinë sportive dhe se kulminicionin e saj ajo e ka arritur në kohën e vezirit të madh Mehmed Pashë Sokoloviçit.
"Serbët dhe turqit kanë një histori të gjatë që i lidh ato. Ka burime që thonë se ka pasur një treg harku në Beograd në shekullin e 15-të dhe ka pasur një numër të madh të harkëtarëve", tha ai, duke shtuar se kjo ekspozitë është e rëndësishme për të kuptuar të kaluarën e përbashkët dhe pa dyshim do të kontribuojë në zhvillimin e miqësisë mes Turqisë dhe Serbisë.
Fondacioni i Shigjetarisë i Republikës së Turqisë, i cili është pronar i gjërave të ekspozuara, u themelua në vitin 2013 në Stamboll.