Kristina Maslareviç
01 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
BEOGRAD (AA) – Nënkryetari i Parë i qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç, në një prononcim të tij ka folur për zbulimin e armëve në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se siguria e kryeministrit ka qenë e kërcënuar dhe nga këto arsye ky rast do të duhet të trajtohet më një seriozitet të madh, raporton Anadolu Agency (AA).
I pyetur nëse vallë ka informacione se kryeministri planifkon të dorëhiqet nga posti i shefit të Byrosë për koordinim të forcave të sigurisë, Daçiç tha se “armët e zbuluara paraqesin çështje shumë të rëndësishme dhe serioze për të cilat nuk ka kompetenca të flasë".