Admir Fazlagikj
07 janar 2017•Përditësim: 08 janar 2017
SHKUP (АА) - Të krishterët ortodoksë në Maqedoni sot kremtojnë festën e Krishtlindjeve. Në të gjitha kishat ortodokse të Maqedonisë janë mbajtur liturgjitë e Krishtlindjeve. Manifestimi qendror është mbajtur në kishën kryesore "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, ku Ipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan do të mbajë liturgjinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e Krishtlindjeve, Ipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan, së bashku me sinodin e shenjtë të KOM-it, Ipeshkvinë e Ohrit, uruan të gjithë priftërinjtë, monarkët, si dhe të gjithë besimtarët me rastin e Krishtlindjeve duke iu dëshiruar paqe dhe bekim si dhe duke i përshëndetur me përshëndetjen e madhërishme - Lindi Krishti.
Me rastin e festave të Krishtlindjeve, urime dërguan Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, kryetar i LSDM-së Zoran Zaev, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe shumë përfaqësues të tjerë politikë dhe zyrtarë të qeverisë në vend.