Tiranë, panel diskutimi për kinematografinë turke
Pjesë e panelit ishin emrat e njohur të kinematografisë turke, si Emin Olcay, Suna Selen, Ali Sürmeli, Kürşat Kızbaz dhe Furkan Palalı
Tiranë
TIRANË (AA) – Nën kujdesin e Institutit "Yunus Emre" - Tiranë u zhvillua paneli me temë "E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja e kinemasë turke", pjesë e së cilës ishin emrat e njohur të kinemagrafisë turke, si Emin Olcay, Suna Selen, Ali Sürmeli, Kürşat Kızbaz dhe Furkan Palalı, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij përshëndetëse në fillim të panelit të diskutimit, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, tha se: "Ne këtu jemi për të prezantuar Turqinë, por artistët tanë me telenovelat e tyre e bëjnë më mirë këtë detyrë".
Ndërkohë, në një prononcim për AA, aktori Emin Olcay theksoi mundësinë që jep kinematografia për përcjelljen e mesazheve në të gjithë botën, ndaj sipas tij duhet bërë shumë kujdes në mesazhet që i përcillen publikut.
“Kinematografia në ditët e sotme është një art shumë i rëndësishëm, sepse nuk është i kufizuar si teatri. Me anë të kinematografisë mund të bëhesh i njohur në të gjithë botën shumë shpejt. Me anë të kinemasë është shumë e lehtë që çfarëdo lloj mesazhi që duam të japim, t'ia përcjellim të gjithë masave në çdo vend të botës dhe për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur përcjellim një mesazh. Arti i kinematografisë është shumë i lidhur edhe me teknologjinë”, tha Olcay
Duke folur për serialet turke që transmetohen në Shqipëri, të cilat janë mjaft të dashura për publikun shqiptar, Olcay u shpreh entuziast për audiencën që ato kanë në Shqipëri.
"Jam shumë i gëzuar që filmat dhe serialet turk janë kaq të dashura për publikun shqiptar. Përshëndes të gjithë vëllezërit shqiptarë. Qëllimi jonë është që të sjellim sa më shumë seriale dhe filma turk në Shqipëri dhe jam shumë i bindur që në të ardhmen numri i tyre do të shtohet dhe më shumë”, theksoi Olcay.
Gjatë diskutimit, aktorët e njohur të kinematografisë turke sollën për të pranishmit eksperiencat, momentet e veçanta dhe emocionet gjatë roleve në filma dhe seriale të ndryshme.
