BALLKANI

“SHBA mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Presidenti Thaçi, ka pritur zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer

Sibel Vezaj  | 23.10.2018 - Përdıtësım : 23.10.2018
“SHBA mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer, ku zyrtari amerikan ka theksuar se SHBA e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Presidenca e Kosovës thuhet se gjatë këtij takimi presidenti Thaçi dhe Palmer kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimeve euroatlantike, procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, Forcën për Sigurinë Kosovës (FSK) dhe dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Presidenti Thaçi me këtë rast e ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin popullit dhe shtetit të Kosovës.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është radha e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është momenti i mirë për të arritur një marrëveshje historike, që siguron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, sipas njoftimit, zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka siguruar presidentin Thaçi se SHBA-ja e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın