Zlatan Kapiç
27 Nëntor 2018•Përditësim: 27 Nëntor 2018
SARAJEVË (AA) – Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë marrë kërcënime me vdekje, bëhet e ditur sot nga kabineti i kryesuesit të Presidencës së BeH-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Dje, më 26.11.2018, është dërguar kërcënim me vdekje përmes telefonit për kryesuesin e Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik dhe anëtarët e kabinetit të anëtarit serb në Presidencën e BeH-së”, thuhet në njoftim.
Për kërcënimin e lartpërmendur janë lajmëruar shërbimet kompetente.
Siç njoftohet, janë duke u ndërmarrë masa dhe aktivitete me qëllim të gjetjes të kryerësit dhe vërtetimin e elementeve të kësaj vepre penale.