Eşber Ayaydın
13 Prill 2016•Përditësim: 14 Prill 2016
IZMIR (AA) – Akademikët vëlla e motër me detyrë në Izmir, Bilgehan dhe Tuba Gyltekin, kanë bërë një prezantim në lidhje me “Modelin e Dialogut për Paqe” që e kanë zhvilluar para diplomatëve nga Maqedonia, raporton Anadolu Agency (AA).
Ligjëruesi në drejtimin e Marrëdhënieve me Publikun dhe Publicitetit në Fakultetin e Komunikimit pranë Universitetit Ege, Prof. Dr. Bilgehan Gyltekin, dhe ligjëruesja në drejtimin e Arteve të Bukura në Fakultetin Buca të Edukimit pranë Universitetit Dokuz Ejlyl, Doc. Dr. Tuba Gyltekin, me modelin e tyre “Dialogu për Paqe” për të cilin kanë filluar të punojnë që nga viti 2012, po tërheqin vëmendjen e diplomatëve si nga vendi ashtu edhe nga jashtë.
Prof. Dr. Bilgehan Gyltekin, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se ky është një model të cilin e ka zhvilluar së bashku me të motrën dhe i cili ka për qëllim tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve ndërkombëtare nën lidershipin e Turqisë.
Gyltekin më tej u shpreh se me “Modelin e Dialogut për Paqe” Turqia synon të marrë primatin në dialogun për paqe. Gjithashtu ai tha se: “Përmes një mekanizmi të zyrës së ombudsmanit për paqe që do të përbëhet nga koordinimi i diplomatëve të spikatur turk, synohet lidershipi i Turqisë. Ndërkaq, një nga pikat kryesore të projektit është Zyra e ombudsmanit për paqe në Ballkan.”