Kristina Maslareviç
26 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
BUJANOC (AA) – Në sheshin e Bujanocit, studentët dhe nxënësit shqiptarë kanë protestuar për shkak të konfiskimit të librave në gjuhën amtare nga autoriteteve serbe, të cilat i morën si donacion nga Ministria e Arsimit të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Këshillit nacional të shqiptarëve, Junuz Musliu tha se nuk do të heq dorë nga kërkesa që nxënësit e Luginës së Preshevës të marrin libra në gjuhën shqipe.
“Serbët mësojnë nga librat e Serbisë. Nuk e di pse të ndalohet libri në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, kjo qartazi tregon se Serbia nuk dëshiron të zgjidh problemin me shqiptarët”, tha Musliu.
Në shkollë nxënësit shqiptarë mësojnë pa libra, sepse nuk ka mjaftueshëm, ndërsa më kontestuese në bllokimin e librave janë simbolet, historia dhe përmbajtja e ngjashme.
“Shumë është vështirë sepse nuk mbërrijmë të shënojmë të gjitha. Mund vetëm diçka të mbërrijmë, ndërsa 45 minuta nuk mjaftojmë”, tha nxënësja Anita Halimi. Ndërsa Elmirjon Rexhepi shtoi se “Kjo është shkollë në gjuhën shqipe. Neve na duhen libra në gjuhën shqipe, sepse kështu është vështirë të mësohet”.
Kjo është hera e dytë që policia dhe dogana konfiskojnë librat në gjuhën shqipe, që janë donacion nga Kosova, e që nuk kanë pëlqim për përdorim nga qeveria e Republikës së Serbisë.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më herët, me rastin e hapjes së degës së Fakulteti të Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, pas një polemike me Musliun, në një deklaratë tha: “Ai nuk pyeti për librat në gjuhën shqipe, ai pyeti për tekstet shkollore në të cilat flitet për atë nëse Adem Jashari është hero kombëtar, që kanë simbole të Republikës së Kosovës”.
“Për atë pyeti, vetëm se atë nuk deshi ta thotë. Unë nuk mendoj se fëmijët dhe qytetarët Serbisë duhet të mësojnë në këtë mënyrë”, tha Vuçiç.