Zülfiya Yakup
07 Janar 2017•Përditësim: 08 Janar 2017
PRISHTINË (AA) - Ministria e Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHt) së Kosovës, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, deri me datë 16 janar 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të MASHT-it thuhet se ky vendim është marrë për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ministria në ditët në vijim do të njoftojë Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.