Analizë

Lufta e Turqisë kundër narko-terrorit të PYD/PKK-së

Pas 'Pranverës Arabe' në vitin 2011, PKK, e cila hyri në kërkime të reja përmes pranisë së saj në Siri, përshpejtoi lëvizjet e organizatës drejt Evropës përmes zgjerimit të saj PYD/YPG në Siri

Ümit Tetik  | 18.07.2019 - Përdıtësım : 19.07.2019
Lufta e Turqisë kundër narko-terrorit të PYD/PKK-së

Stamboll

ÜMİT TETİK

Bashkë me fillimin e operacionit "Kthetra" në veri të Irakut, vazhdon shkatërrimi i strehimoreve, pozicioneve dhe strehëzave që i përkasin organizatës terroriste PKK. Përmasat e municioneve dhe materialeve jetësore të organizatës terroriste që janë konfiskuar kanë çuar sërish në rendin e ditës burimet financiare dhe materiale të PKK-së. Të dhënat e marra nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe burimet e hapura tregojnë se droga është pika më e rëndësishme mes burimeve financiare të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Për më shumë se 40 vjet PKK-ja ka formuar një strukturë të organizuar me emra të ndryshëm në Turqi, Irak, Siri, Iran dhe vendet evropiane. PKK për të krijuar një "popull" / masivitet të shkëputur nga shteti, për të krijuar një të ashtuquajtur strukturë shtetërore dhe për të vazhduar sulmet e saj terroriste ka patur nevojë për burime financiare dhe po ashtu ajo ka aplikuar aktivitete kriminale si të gjitha organizatat terroriste. Në mesin e këtyre aktiviteteve, vëmendjen e tërheqin kryesisht prodhimi, shpërndarja dhe shitja e drogave. Në këtë pikë, destinacionet, rrugët e përfitimeve të PYD/PKK-së nga droga si dhe operacionet e kryera nga forcat turke të sigurisë ndaj organizatës tregojnë buxhetin e mundshëm vjetor të organizatës.

Destinacionet, rrugët e drogës të PKK-së

Kur shikohen burimet e hapura, vërehet se PYD/PKK ka katër rrugë të rëndësishme, Ballkanin, Afrikën Veriore dhe Jugore dhe Kaukazin. Përveç kësaj, organizata ka stacione në vende të ndryshme në Afrikë, ku ajo siguron ose transporton drogën. PKK në përgjithësi duke përdorur këto rrugë pa zbuluar veten, ajo e transporton drogën në Evropë, të cilën e konsideron si tregun kryesor.

Ballkani është në krye të rrugëve që organizata përdor dhe trafikon shpeshherë drogë. Kjo rrugë, destinacion gjeografikisht përbëhet respektivisht nga drejtimi Afganistan-Iran-Turqi-vendet e Ballkanit-Evropë. Në këtë mënyrë droga e prodhuar në Afganistan, ashtu sikurse transportohet në Iran, në Irak apo Siri, pasi transportohet nga Irani dhe Kaukazi në Turqi, ajo gjithashtu përmes Ballkanit mund të transportohet nëpërmjet rrugëve të ndryshme, në vendet me tregjet e mëdha të drogës të tilla si Holanda, Belgjika dhe Franca të cilat ndodhen në perëndim të Evropës.

Sipas raporteve të EUROPOL-it dhe raporteve të inteligjencës së arritshme nëpërmjet burimeve të hapura, PKK në rrugët që përdor për të zgjeruar rrjetin e saj kriminal dhe për të shmangur zbulimin e saj në trafikimin e drogës ajo dakordohet me organizata të ndryshme kriminale nënkontraktore. Për shembull, gjatë përdorimit të rrugës së Kaukazit, PKK mund dakordohet me organizata kriminale gjeorgjiane dhe iraniane ku në këtë mënyrë mund t'i transferojë produktet e drogave në tregjet e Evropës Lindore.

Një shembull i njohur që reflektohet në media në këtë temë është ngjarja e vëllezërve Baybaşin. Vëllezërit Baybaşin duke përdorur lidhjet familje/fisnore në Diyarbakir, kanë formuar rrjetin e drogës në trekëndëshin Britani, Holandë dhe Turqi ku dhe janë angazhuar pothuajse me të gjithë shitësit/trafikantët e drogës në Evropë. Bashkë me këtë, sipas trafikantëve të drogës të kapur nga forcat turke të sigurisë, thuhet se asnjë strukturë që nuk krijon lidhje me PKK-në nuk është e mundur që të bëjë shitjen e drogës brenda Turqisë apo në Evropë.

Përveç kësaj, disa forca të sigurisë me detyrë në pjesë të ndryshme të Evropës deklarojnë se statusi i "azilit politik" për PYD/PKK në Evropë ka funksionin e "çelësit kopil" dhe se anëtarët e nivelit të lartë organizatës duke abuzuar me këtë status mund të vijnë dhe qëndrojnë në mënyrë të përhershme në Evropë. Për shembull, Zübeyir Aydar, një nga drejtuesit e lartë të organizatës që është larguar nga Turqia dhe ka parashtruar kërkesë për azil politik, Remzi Kartal i neutralizuar kohët e fundit në operacionet e përbashkëta të (MIT-TSK) (inteligjenca turke dhe Forcave të Armatosura Turke) si dhe Ali Rıza Altun i njohur si kasaforta e organizatës janë shpallur "trafikantë të drogës" nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të të Huajve të Departamentit Amerikan të Thesarit.

Destinacioni i ri Siria

Pas 'Pranverës Arabe' në vitin 2011, PKK, e cila hyri në kërkime të reja përmes pranisë së saj në Siri, përshpejtoi lëvizjet e organizatës drejt Evropës përmes zgjerimit të saj PYD/YPG në Siri. Në vitin 2014, kur DEASH sulmoi rajonin Ayn al-Arab të Sirisë dhe struktura PYD/YPG në rajon filloi të merrte mbështetje nga SHBA, PKK mori nën dominim rajonin nëpërmjet PYD/YPG-së. Struktura e PYD/PKK-së pasi fitoi dominimin territorial në rajon, ajo filloi të dërgojë drogë në Evropë nëpërmjet Sirisë nga rajoni Kandil i cili është një nga qendrat e organizatës për shpërndarjen e drogës dhe që ndodhet në veri të Irakut.

Organizata e cila filloi kultivimin e marihuanës dhe kanabisit në Qamishli, Malikiye, Ras al-Ain, Raqqa, Haseke, Ayn al-Arab dhe Tel Abyad si dhe rreth lumit Julab në Siri, ajo nuk e bëri rajonin vetëm si një rrugë kalimi të drogës por edhe si qendër prodhimi të drogës. PYD/PKK vazhdon të prodhojë në mënyrë të fshehur drogën me lëndën e parë të mbjellë kryesisht në mes të fushave të misrit dhe pambukut. Organizata i kryen të gjitha këto aktivitete nga të ashtuquajturat Ministria e Bujqësisë, e cila është nën kontrollin e të ashtuquajturës Administrata Autonome e Sirisë së Veriut dhe ajo Lindore. Droga e përfituar nuk dërgohet vetëm në Evropë, por gjithashtu shpërndahet edhe brenda Sirisë me qëllim që të kontrollohet "lehtë" nga anëtarët e PYD/PKK-së.

Lufta e Turqisë kundër narko-terrorit të PYD/PKK-së

Rrjeti narkotik që PYD/PKK, i ngritur kryesisht në Turqi dhe zonat përreth është penguar në masë të madhe me operacionet që Turqia ka ndërmarrë në vitet e fundit në kuadër të luftës gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit. Lufta e Turqisë kundër narko-terrorit të PYD/PKK-së, që nga vitit 2016 ka fituar vrull nëpërmjet operacioneve të ndërmarra nga forcat e sigurisë brenda dhe jashtë vendit si dhe nëpërmjet komunikimit të fortë me institucionet ndërkombëtare. Që nga gjysma e dytë e vitit 2016, fakti që menaxhuesit dhe drejtuesit e përpjekjes për grusht shteti të FETO-s u larguan nga institucionet shtetërore që kryenin luftën kundër terrorizmit dhe drogës ka kryer një efekt të madh në luftën kundër metodave të krimit të organizuar të organizatave si PYD/PKK.

Edhe operacionet ‘Mburoja Eufratit‘ dhe ‘Dega e Ullirit‘ që Forcat e Armatosura të Turqi (TSK) kryen më pas në Siri, eliminuan anëtarët e organizatës dhe grupet e krimit të nënkontraktuar të organizatës në rajon. Po ashtu edhe operacionet ‘Vendosmëria‘ dhe ‘Kthetra‘ në pjesën veriore të Irakut, kanë siguruar veçanërisht pengimin e kalimeve ilegale kufitare dhe neutralizimin e terroristëve të nivelit të lartë që marrin vendime për të gjitha veprimtaritë kriminale dhe terroriste të organizatës.

Si rezultat, kur vërejmë nga afër luftën e Turqisë kundër narko-terrorit, tërheq vëmendjen vrulli i fituar që nga viti 2016. Si rezultat i operacioneve të kryera me vendosmëri nga njësitë përkatëse të Ministrisë së Brendshme gjatë viteve 2016, 2017 dhe 2018, janë konfiskuar 88,239 kilogram kanabis, 16,454 kilogram heroinë dhe 11,411 kilogramë kokainë. Për të kuptuar rëndësinë që materiali i drogës së konfiskuar ka për strukturimin e PYD/PKK-së, mjafton të shikojmë vlerën e saj në tregun evropian të drogës.

Duke pasur parasysh sasinë e drogave të konfiskuara nga PYD/PKK dhe fondet që sigurojnë këto droga për organizatën, kuptohet që PKD/PKK, ka të ngjarë të fitojë rreth 1.5 miliard dollarë në vit vetëm nëpërmjet drogës. Sipas raporteve të publikuara të inteligjencës parashikohet se PKK aktualisht siguron gjithsej rreth 50 miliardë dollarë të ardhura nga droga, trafikimi i qenieve njerëzore, paratë e mbledhura në mënyrë të paligjshme dhe të ardhura të ngjashme.

Turqia e cila vazhdon në çdo drejtim luftën e saj me strukturimin e PKK-së që ka nën kontroll më shumë se 80 për qind të tregut evropian të drogës, përveç inteligjencës (MIT) dhe Ministrisë së Brendshme ajo vazhdon bashkëpunimin edhe me institucione ndërkombëtare si Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, Organizatën Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim, Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik, Bashkëpunimi Ekonomik të Detit të Zi, Qendrën e Evropës Juglindore për Zbatimin e Ligjit dhe Qendrën Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë.

(Ümit Tetik, i cili ka përfunduar arsimin e tij pasuniversitar në Universitetin e Ekonomisë dhe Teknologjisë TOBB në Ankara, vazhdon kërkimet e tij në fushën e studimeve të sigurisë në Fondacionin për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale (SETA)].

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.