Deniz Açık
20 Maj 2016•Përditësim: 21 Maj 2016
ESKISHEHIR (AA) - Yurttas Ayas, kryeplaku i lagjes Ilicalara në qarkun Mihaliccik të Eskishehirit, që nga viti 1999 bën statuja të ndryshme nga briri i drerit, duke filluar nga gjarpëri, njeriu, dragoi dhe shumë figura të tjera.
Për gazetarin e AA-së, Ayas tha se kishte filluar përpunimin e bririt të drerit duke bërë tespih, dhe se një ditë duke e analizuar një shqiponjë e cila ishte ndalur afër tij kishte vendosur të merret me statuja.
Duke shpjeguar se statujën e shqiponjës fillimisht e kishte përpunuar nga mermeri, Ayas tha se "Megjithatë, këtë punë e bënin shumë persona. Jam admirues i civilizimit mesopotamez. Kam lexuar se atje statujat i kanë bërë nga çatalli i elefantit. Edhe unë fillova ta bëjë statujën e shqiponjës nga brirët e drerëve që i posedoja.