Mustafa Hatipoğlu,Çiğdem Alyanak,Filiz Kınık
15 Korrik 2017•Përditësim: 15 Korrik 2017
STAMBOLL (AA) – Kryeministri i Republikës së Turqisë Binali Yıldırım iu bashkua Marshit të Unitetit Kombëtar dhe Demokracisë në Stamboll, në të cilën marrin pjesë mijëra qytetarë për të shënuar përvjetorin e parë të tentimit të grusht shtetit të cilin e kreu organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım në shoqërim të zëvendësit të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) Hayati Yazici, Mustafa Atasom, Razva Kavakci Kan, dhe prefektit të Stambollit Kadir Topbas, arriti deri në sheshin Cengelkoy, të cilin e priti zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus dhe ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Cavusoglu.
Të gjithë u drejtuan drejt Urës së Dëshmorëve të 15 korrikut, ku përmes programit do të shënohet përvjetori i parë i tentimit të grusht shtetit dhe përkujtimit të atyre që humbën jetën në natën e 15 korrikut.
“Të dashur qytetarë të Stambollit, tani së bashku nisemi drejt përmendores së dëshmorëve tanë. Së bashku hapërojmë drejt ardhmërisë, stabilitetit, unitetit, bashkimit, për popullin, atdheun, për shtetin, për atë që organizatat terroriste dhe puçistët më asnjëherë të mos guxojnë për tentim të grusht shtetit”, tha Yıldırım para mediave teksa nisej në kolonën.
Një vit më parë pjesëtarë të infiltruar të FETO-s në forcat e armatosura turke kryen tentimin e grusht shtetit në Turqi, ndërsa tentimi u parandalua pasi miliona qytetarë të Turqisë me thirrje të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dolën në rrugë dhe duarbosh ndaluan puçistët.
Duke ndjekur shembullin e thirrjes, qytetarët edhe sot u mblodhën në tre lokalitete në Stamboll, edhe atë në sheshin Kisikli, Cengelkoy dhe platon Altunizade. Në kolonat tjera të mbledhur janë nisur drejt urës Bogazici, i cili është emërtuar në “Ura e Dëshmorëve 15 Korriku”.
Të tubuarve do t’u drejtohet edhe presidenti Erdoğan, i cili po ashtu do të marrë pjesë sonte në një program të veçantë në parlamentin turk në Ankara.
Gjatë tentativës për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 njerëz të tjerë, kurse Ura e Bosforit ku sot mblidhet një masë e madhe e njerëzve ishte një nga vendet ku puçistët hapën zjarr mbi qytetarët që u çuan në mbrojtje të rendit shtetëror.
Më 15 korrik të vitit të kaluar komplotistët kishin bllokuar urën me tanke dhe kishin kontrolluar atë deri në orët e mëngjesit, kur tentativa zbraps, kurse shumica e komplotuesve të grushtit të shtetit ishin arrestuar.
Programi për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti në Stamboll do të mbahet me rritjen e masave të sigurisë, ku janë angazhuar 25 000 policë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimeve mjekësore dhe të tjera.
Marshimi për demokracinë në Stamboll realizohet në kuadër të evenimenteve shtatëditore nën moton "Dita e unitetit kombëtar dhe demokracisë", për shënimin e përvjetorit të parë të tentativës makabre për grusht shteti ushtarak të orkestruar mbështetur nga organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga Fethullah Gylen.