Sarp Özer
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura Turke sipas të dhënave të para kanë neutralizuar 23 terroristë të DEASH-it në një operacion ajror që u organizua në kuadër të Ofensivës "Mburoja e Eufratit" kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Forcat e Armatosura Turke, Komanda e Forcave Ajrore pas një informacioni të pranuar, në orët 10:05-11:30 sipas kohës lokale ka organizuar operacion ajror kundër objektivave të organizatës terroriste DEASH në rajonin El-Bab të Sirisë.
Aeroplanët ushtarakë turq kanë asgjësuar 12 objektiva të organizatës terroriste DEASH, edhe atë tri tanke, dy pika kontrolli, tri strehimore, tri ndërtesa të shtabit dhe një makinë të ngarkuar me eksploziv. Sipas të dhënave të para, gjatë operacionit janë neutralizuar 23 terroristë dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë, një ushtar ka rënë dëshmor dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, prej të cilëve një më rëndë, si pasojë e një sulmi me bombë në orët e mëngjesit. Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim.