Turqia thërret ambasadorin grek në Ankara
Ambasadori u thirr në ministri lidhur me komentet e fundit nga Nikos Kotzias, i cili së fundmi dha dorëheqjen nga posti shef i diplomacisë greke

Ankara
ANKARA (AA) - Ambasadori grek në Ankara, Petros Mavroidis, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike turke, ambasadori u thirr në ministri lidhur me komentet e fundit nga Nikos Kotzias, i cili së fundmi dha dorëheqjen nga posti shef i diplomacisë greke.
Kotzias ka thënë se Greqia ishte e gatshme të zgjeronte ujërat territoriale nga gjashtë milje në 12 milje në Detin Jon.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.