Ali Murat Alhas
20 Gusht 2020•Përditësim: 20 Gusht 2020
Turqia ka ngushëlluar Nigerinë pas një sulmi masiv nga grupi terrorist Boko Haram, që la të paktën dhjetë të vrarë, shumë u plagosën dhe qindra u rrëmbyen, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjojmë se shumë njerëz humbën jetën dhe shumë u rrëmbyen në një sulm terrorist që ndodhi në rajonin Kukawa të Nigerisë", tha Ministria turke e Punëve të Jashtme.
Duke dënuar sulmin, ministria turke përcolli ngushëllime popullit dhe qeverisë së Nigerisë si dhe uroi mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.
Incidenti vdekjeprurës ndodhi kur terroristët pushtuan rajonin Kukawa, një qytet në kufi me Çadin dhe Nigerin.
Mbi 50 mijë civilë dhe pjesëtarë të personelit të sigurisë janë vrarë dhe rreth 3 milionë njerëz janë shpërngulur në mbi një dekadë të sulmeve terroriste të grupit Boko Haram në verilindje të vendit.