Diyar Güldoğan
19 Nëntor 2016•Përditësim: 19 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke ka njoftuar të shtunën se ka vrarë në Siri 20 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ushtria tha se të premten në rajonin e Sirisë ka neutralizuar 12 terroristë të PKK / PYD-së si dhe tetë terroristë të DEASH-it, por pa dhënë detaje për vendndodhjen e saktë, mirëpo Ushtria e Lirë Siriane (ULS) që gëzon mbështetjen e ushtrisë turke dihet se ka luftuar rreth Al-Babit dhe Al-Rait në verilindje të Halepit.
Ushtria njofton se artileria e saj ka goditur 88 objektiva të DEASH-it dhe gjashtë objektiva të PKK/PYD-së.
Në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" nga terroristët është pastruar një hapësirë prej 1.720 kilometra katrorë, ku gjithashtu forcat e ULS ruajnë ende linjën në afërsi prej 2 kilometra nga qendra e rajonit Bab.