Burak Dağ
26 Mars 2021•Përditësim: 26 Mars 2021
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi se 5 terroristë të YPG/PKK-së janë neutralizuar në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komandot turq neutralizuan terroristët, ndërsa po përpiqeshin të infiltrohen brenda zonës së operacionit "Burimi i Paqes", duke i parandaluar ata në kryerjen e një sulmi, shkroi ministria në Twitter.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.
Që nga viti 2016, Turqia nisi disa operacione të suksesshme antiterroriste përgjatë kufirit me Sirinë ndërsa qëllimi ishte parandalimi i formimit të korridorit terrorist, duke synuar mundësimin e mjedisit të sigurt për kthimin e refugjatëve. Bëhet fjalë për operacionet "Mburoja e Eufratit" (2016), "Dega e Ullirit" (2018) dhe "Burimi i Paqes" (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.