Kemal Karadağ
23 shkurt 2021•Përditësim: 24 shkurt 2021
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se janë neutralizuar 4 terroristë të PKK/YPG-së që tentuan të infiltrohen dhe të kryejnë sulm në rajonin e operacionit "Burimi i Paqes" në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Forcat tona komando neutralizuan 4 terroristë të PKK/YPG-së që tentuan të infiltrohen dhe të kryejnë sulm në rajonin e operacionit 'Burimi i Paqes' për të prishur qetësinë dhe sigurinë", thuhet në deklaratën e ministrisë.