Sarp Özer
22 Mars 2021•Përditësim: 22 Mars 2021
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se në 3 ditët e fundit në zonën e operacionit "Burimi i Paqes" në Siri u neutralizuan 35 terroristë të PKK/YPG-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se forcat komando neutralizuan 3 terroristë të PKK/YPG-së të cilët tentuan të kryejnë sulm kundër zonës së operacionit "Burimi i Paqes".
Më tej në deklaratë thuhet se në këtë mënyrë është rritur në 35 numri i terroristëve të PKK/YPG-së që janë neutralizuar në 3 ditët e fundit nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën e operacionit "Burimi i Paqes".