Esin Işık
10 Nëntor 2020•Përditësim: 10 Nëntor 2020
Forcat turke të sigurisë neutralizuan 26 terroristë në veri të Sirisë, njoftuan nga Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët, të cilët po përgatisnin një sulm, u neutralizuan të hënën në rajonet Ras al-Ayn dhe Tal Abyad, thanë nga ministria.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Përkatësia e terroristëve nuk është përmendur, por grupi terrorist YPG / PKK sulmon civilët dhe forcat e sigurisë në këto rajone.
Që nga viti 2016, Turqia ka nisur operacione të suksesshme anti-terroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Pranvera e Paqës (2019).
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gratë, fëmijët dhe foshnjat. YPG është degë e saj siriane.