Turqia

Turqia neutralizoi 1.445 terroristë këtë vit

Duke nënvizuar se operacionet antiterroriste të vendit vazhdojnë pa ndërprerje, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, tha se 1,445 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i vitit

Gözde Bayar   | 22.05.2020
Turqia neutralizoi 1.445 terroristë këtë vit

Ankara

Forcat turke të sigurisë këtë vit deri më tani kanë "neutralizuar" gjithsej 1,445 terroristë si në operacionet vendore ashtu edhe ato ndërkufitare, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

"Dhjetë terroristë të YPG/PKK, të cilët përpiqeshin të infiltrohen në zonën e operacionit të Pranverës së Paqes më 19 maj, u neutralizuan nga komandot tona heroike", tha ministria në një njoftim me shifrat e fundit.

Gjithsej 66 terroristë të YPG/PKK-së janë neutralizuar gjatë muajit të fundit në zonën e operacionit, në veri të Sirisë vetëm në jug të kufirit turk, thuhet më tej.

Duke nënvizuar se operacionet antiterroriste të vendit vazhdojnë pa ndërprerje, në njoftim theksohet se 1,445 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i vitit.

Që nga viti 2016, Turqia filloi operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore nga vendasit: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018), dhe Pranvera e Paqes (2019).

Në fushatën e saj mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është nëndega siriane e PKK-së. 

- Operacionet e sigurisë së brendshme

Muajin e kaluar, Turqia kreu gjithsej 26 operacione kundër strehimoreve terroriste të PKK/KCK-së si pjesë e operacioneve të saj të brendshme të sigurisë, tha ministria.

Më tej thuhet se vendi neutralizoi 104 terroristë dhe shkatërroi pesë armë antitanke, dy armë anti-avionë, tre armë snajperi, dy mitralozë, 26 pushkë këmbësorie, 46 granata, 3,200 copë municione anti-avionë, 3,700 copë municione të lehta, 30 copë municione mortajash, 88 copë municione lëshuese raketash dhe 67 pajisje eksplozive të improvizuara.

Sa për operacionet e kontrabandës kundër PKK/KCK-së, ajo tha se vendi sekuestroi 110,000 pako cigaresh, 72 kilogramë drogë dhe 98,000 pilula droge.

Terroristët e PKK-së kontrollojnë rreth 80 për qind të tregtisë së drogës në Evropë dhe fitojnë rreth 1.5 miliard dollarë në vit nga drogat e paligjshme, tha ministri i Brendshëm i Turqisë në fund të vitit 2018.

Që nga viti 2016, 19.075 punonjës ushtarakë janë larguar nga puna për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur në Turqi, tha ministria.

Gjykimet për rreth 4,682 të tjerë vazhdojnë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın