Turqia

Turqia hedh poshtë rezolutat “e pabazuara” të Parlamentit Evropian

Ankara i bëri thirrje Parlamentit Evropian të bëjë më shumë përpjekje për të kuptuar “realitetet në terren dhe aspiratat e Sirisë dhe të popullit sirian”, në vend që të miratojë masa që i cilësoi si të gabuara dhe të motivuara keq

Seda Sevencan  | 14.02.2026 - Përdıtësım : 14.02.2026
Turqia hedh poshtë rezolutat “e pabazuara” të Parlamentit Evropian

Stamboll

Turqia ka hodhur poshtë rezolutat e miratuara nga Parlamenti Evropian, për të cilat tha se përmbajnë “pretendime të pabazuara” ndaj vendit, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se i refuzon “kategorikisht” pretendimet e përfshira në rezolutat e miratuara dje, të cilat lidhen me situatën në Sirinë verilindore dhe me dëbimet e pretenduara të synuara të gazetarëve të huaj dhe të të krishterëve të huaj në Turqi.

Ministria tha se rezoluta mbi situatën në Sirinë verilindore shpërfill “rolin e Turqisë në rimëkëmbjen dhe stabilizimin e Sirisë”.

Ajo i bëri thirrje Parlamentit Evropian të bëjë më shumë përpjekje për të kuptuar “realitetet në terren dhe aspiratat e Sirisë dhe të popullit sirian”, në vend që të miratojë masa që i cilësoi si të gabuara dhe të motivuara keq.

Ministria gjithashtu hodhi poshtë pretendimet lidhur me lirinë e shprehjes dhe lirinë fetare, duke theksuar se akuzat në rezolutën e titulluar “Dëbimet e synuara të gazetarëve të huaj dhe të të krishterëve të huaj në Turqi” bien ndesh me faktet.

“Asnjë institucion i huaj, përfshirë Parlamentin Evropian, nuk mund të ndërhyjë në proceset gjyqësore që zhvillohen në vendin tonë”, theksoi ministria.

Ministria i bëri thirrje Parlamentit Evropian të “ndërmarrë hapa konstruktiv” për marrëdhëniet Turqi-BE, në vend që, sipas saj, të përdoret për përpjekje kundër Turqisë dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın