Turqia

Turqia dënon ashpër sulmin terrorist në Kenia

"Me keqardhje kemi mësuar se si pasojë e një sulmi terrorist në një hotel në Nairobi, kanë humbur jetën shumë njerëz dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ne e dënojmë me forcë këtë sulm mizor", thuhet në një deklaratë nga MPJ e Turqisë

Tuğrul Çam  | 16.01.2019 - Përdıtësım : 17.01.2019
Turqia dënon ashpër sulmin terrorist në Kenia

Ankara

ANKARA (AA) - Turqia ka dënuar ashpër sulmin terrorist të ndërmarrë në një hotel në kryeqytetin Nairobi të Kenias, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Me keqardhje kemi mësuar se si pasojë e një sulmi terrorist në një hotel në Nairobi, kanë humbur jetën shumë njerëz dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ne e dënojmë me forcë këtë sulm mizor", thuhet në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

Ndër të tjera në deklaratën e ministrisë shprehen ngushëllimet për popullin dhe qeverinë e Kenias, për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë sulm si dhe janë shprehur urimet për shërim të shpejtë për personat e plagosur.

Organizata terroriste Esh-Shebab dje sulmoi hotelin "DusitD2" në rajonin Westland të kryeqytetit Nairobi, ndërsa gjatë përleshjes mes militantëve dhe policisë një sulmues vetëvrasës shpërtheu bombën mbi të pasi hyri në hotel.

Si pasojë e këtij sulmi është njoftuar se kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë neutralizuar plotësisht agresorët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın